Zaev nga Gjevgjelia: Sigurojmë kushte, investojmë në kopshte për fëmijë për arsim cilësor parashkollor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov dhe drejtoresha e kopshtit “Detska Radost”, Elizabeta Stojmenova, kryen inspektimin e aktiviteteve të punës në kopshtin e ri për fëmijë në vendbanimin Përdejci.

"Objekti i ri i kopshtit në të cilin janë kujdesur rreth 20 fëmijë po ndërtohet sipas standardeve më moderne me fonde nga Komuna e Gjevgjelisë në vlerë prej 6 milionë denarë dhe është pajisur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se prioritetet e Qeverisë janë të sigurojë kushte për zhvillimin e duhur të fëmijërisë së hershme, përmes ndërtimit të kopshteve të reja ose rindërtimit të plotë dhe zgjerimit të kapaciteteve të kopshteve që plotësojnë standardet për efikasitetin e energjisë dhe sistemin ekologjik të ngrohjes.

“Nga viti 2017 deri në vitin 2020, ne kemi hapur dhe zgjeruar kapacitetet e 63 objekteve në të gjithë vendin. Në këtë mënyrë sigurohet kujdesi për 3,386 fëmijë. Vetëm nga fillimi i shtatorit të vitit 2020 deri më tani, tetë kopshte të reja janë hapur në Gostivar, Saraj, Resnjë, Llozovë, Bërvenicë, Ilinden, Bogovinjë dhe Novac, gjë që ka rritur përfshirjen për 551 fëmijë,” tha Kryeministri Zaev dhe shtoi që kompetencat profesionale të stafit për qëllim të arsimit cilësor parashkollor.

Në fund, Kryeministri Zaev nënvizoi se 15 milionë euro shtesë janë siguruar tashmë për kopshte të reja gjithëpërfshirëse dhe me efikasitet energjetik dhe se Qeveria vazhdon të çrrënjosë varfërinë e fëmijëve, në mënyrë që të arrijë përfshirjen e 60% të fëmijëve të moshës 3 deri në 6 vjeçare në kujdesin parashkollor dhe edukim deri në fund të vitit 2024.

Kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov theksoi se objekti i ri është shumë i rëndësishëm për qytetarët e vendbanimit Përdejci dhe njoftoi se këtu shpejtë do të hapet edhe Shtëpia e Kulturës.

Drejtoresha e kopshtit “Detska Radost”, Elizabeta Stojmenova tha se Komuna e Gjevgjelisë ka përfshirjen më të madhe të fëmijëve në moshën parashkollore edhe atë rreth 57% dhe objekti i ri i kopshtit është i shumë i rëndësishëm për prindërit që të mos gravitojnë në qytet sepse të gjitha kushtet tashmë janë siguruar në vetë vendbanimin.