Xhaferi: Për ne, si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, respektimi dhe trajtimi i barabartë i punëtorëve dhe të drejtave të punës është imperativ

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, drejtoi urim për qytetarët me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës - 1 Maji.

Në vazhdim të kësaj kumtese, ju përcjellim urimin e plotë të Kryeministrit Xhaferi:

„Të nderuar qytetarë, të nderuar punëtorë,

Sot është 1 Maji, Dita ndërkombëtare e punës, dhe krahas urimeve, më lejoni të shpreh edhe falënderimin tim për të gjithë punëtorët e nderuar që edhe në këto rrethana të vështira të krizave globale të aspektit shëndetësor, energjetik dhe ekonomik, kontribuojnë me përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm në përforcimin e qëndrueshmërisë, rritjes, zhvillimit dhe konkurrencës së ekonomisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Si shtet, duhet gjithnjë të mendojmë në drejtim të avancimit të mëtejmë të të drejtave punëtore, të ndajmë barrën dhe të tregojmë solidaritet. Ti mbrojmë edhe punëtorët, edhe punëdhënësit.

Sepse gjithnjë mund të jetë më mirë. Të ndjehen më të lumtur, të njëjtë dhe të barabartë. Sepse, vetëm punëtorë të kënaqur paraqesin edhe gardianë besnikë dhe lojal të të mirës publike. Atëherë shndërrohen në shtytës të fuqishëm të ekonomisë vendore dhe me këtë mundësojnë edhe sigurimin e standardit dhe jetës familjare më cilësore.

Si një vend anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian, zotimi ynë është ti mbrojmë punëtorët dhe të sigurojmë trajtim të njëjtë dhe të drejtë për to nga punëdhënësit, sepse çdo punëtor është mbi të gjitha, qenie njerëzore e cila meriton respekt dhe jetë dinjitoze.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, ju uroj 1 Majin - Ditën ndërkombëtare të punës“.