Kryeminstri Zaev nga Gjevgjelia: Më fund të ndalojmë me zgjedhje të parakohshme të cilat i frenojnë proceset ekonomike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Gjevgjeli në lëshimin në përdorim të investimit të ri, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, tha se më në fund mund të ndalemi me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat i kanë ndaluar kapacitet e këtilla prodhuese dhe ekonominë e përgjithshme maqedonase.

“Qeveria ka drejtim të qartë në të cilën po lëvizë, evropianizimi vazhdon. Të gjitha vendimet e vështira që u miratuan në të kaluarën ishin për shkak të standardit ekonomik të popullit, për shkak të hapjes së vendeve të reja të punës, ti motivojmë investitorët që të investojmë dhe të hapin vende të reja të punës. Në këtë mënyrë të rrisim  eksportin, bruto prodhimin vendor të shtetit dhe me këtë edhe mirëqenien e gjithë popullit. Çdo vrapim i hershëm i zgjedhje të parakohshme, i ndalon këto procese,” theksoi kryeministri Zaev.

" Zgjedhje të rregullta  duhet të kemi në vitin 2024," tha Kryeministri Zaev në përgjigje të një pyetjeje nëse nevojiten zgjedhje të parakohshme.