Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadoren a Britanisë Gallovej: Po intensifikohet bashkëpunimi me Britaninë e Madhe

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Rejçëll Gallovej, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim bashkërisht u përshëndet intensifikimi i bashkëpunimit mes dy shteteve që  ndodh edhe gjatë pandemisë.

U shpreh pritshmëri për avancim edhe më aktiv të bashkëpunimit në të gjitha sferat, pas Marrëveshjes së nënshkruar për partneritet, tregti dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Me këtë, siç u vlerësua, janë krijuar mundësi për zgjerimin e raporteve dypalëshe në të gjitha sferat. Si shembull për bashkëpunim të mirë u theksua njohja reciproke e patentave të shoferit mes dy vendeve, për të cilat procedurat formale janë në fazën e rrumbullakimit.

Në takim u kumtua përcaktimi i përbashkët për rritjen e bashkëpunimit ekonomik edhe pse Mbretëria e Bashkuar edhe sot është një nga investitorët e drejtpërdrejtë të huaj më të mëdhenj  në vend.

“Me fokus punojmë në zhvillimin ekonomik sepse e kemi të rëndësishëm standardin ekonomik të qytetarëve. Në këtë drejtim besojmë se anëtarësimi në NATO është inkurajim edhe për investitorët edhe nga Mbretëria e Bashkuar edhe nga vendet tjera anëtare, që të investojnë këtu. Reformat në gjyqësor janë në proces, me të cilat presim efikasitet dhe transparencë në atë sferë, që është e rëndësishme për perspektivat evropiane të shtetit, por edhe për qytetarët dhe investitorët”, tha Kryeministri Zaev.

Në takim u ndanë informacione për ballafaqimin me pandeminë në të dyja shtetet.

Gjithashtu, u bisedua edhe për ndihmë dhe shkëmbimin e përvojave nga Britania e Madhe në sferën e sigurisë, sundimit të së drejtës, arsimit, mediave.

Kryeministri Zaev falënderoi ambasadoren Gallovej për mbështetjen dhe kandidaturën e shtetit tonë për kryesim me OSBE-në në vitin 2023, si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm në sferën e mbrojtjes.