Kryeministri Xhaferi: Maqedonia e Veriut, vend evropian me vlera dhe standarde evropiane për të gjithë qytetarët

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ishte i pranishëm dhe u drejtua në evenimentin gala me të cilin shënohet hapja e skenës së re muzikore në Tetovë, respektivisht themelimi i institucionit më të ri të shqiptarëve, Institucioni Nacional Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Tetovë.

Themelimi i këtij institucioni paraqet realizimin e kërkesës shumëvjeçare të kuadrove të cilët pasi përfundonin fakultetin muzikor, nuk kishin ku të vazhdojnë rrugëtimin e vet profesional, Tani, në suazat e këtij institucioni në të cilin do të kultivohet dhe zhvillohet muzika serioze vokale dhe instrumentale, si edhe ajo e popullarizuar dhe xhaz, do të mund të kultivojnë dhe përsosin talentin dhe pasionin e vet të gjithë admiruesit e këtij zhanri.

Kryeministri Xhaferi kishte fjalë përshëndetëse në eveniment dhe gjatë kësaj potencoi se “Ky institucion nacional kulturor do e pasurojë jetën kulturore në Tetovë, por edhe në vend.”

Ndër tjerat, Kryeministri Xhaferi informoi për marrjen e pritur të vendimit në seancën qeveritare me propozim të Ministrisë së Kulturës me të cilin këtij institucioni i ndahen në përdorim të përhershëm hapësira të cilat tani janë në pronësi shtetërore, me ç’rast, shtoi se:

“Me themelimin e Ansamblit Muzikor, kontribuojmë në përmirësimin e barazisë demokratike në shtetit tonë të përbashkët, Republikën e Maqedonisë së Veriut, edhe në këtë sferë të jetës shoqërore“.