Kryeministri Kovaçevski më 23 dhe 24 maj udhëheq delegacion në Vatikan dhe Romë për nder të Ditës iluministëve Kiril dhe Metodi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga e bija Tamara Kovaçevska më 23 dhe 24 maj do të udhëheq delegacion të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Itali dhe Vatikan në vizitë zyrtare dhe të punës me rastin e 24 Majit – Dita e iluministëve mbarësllavë Kirlit dhe Metodit.

Kryeministri Kovaçevski programin e vizitës në Selinë e Shenjtë do ta fillojë më 23 maj me takimin tet-a-tet me Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun.

Programi në Vatikan më pas vazhdon me audiencën te Papa Françesku, u së bashku me Kryeministrin Kovaçevski do të marrin pjesë edhe e bija e tij Tamara Kovaçevska, si dhe anëtarët e delegacionit, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministre e Kulturës, Martin Popov, shef i Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë, Ana Andreeva, sekretare për komunikim, marrëdhënie me publikun dhe protokoll të Kryeministrit, Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Nikolla Jankullovski, rektor i universiteti Sh. Kirili dhe Metodi, Pimen Ilievski, mitropoliti i KOM-AO, Josif Todorovski, mitropoliti i KOM-AO dhe Zoran Stojanov, dekan i Dioqezës së Kishës katolike të Strumicës

Kryeministri Kovaçevski së bashku me ministrin për Punë të Jashtme, Bujar Osmani do të kenë takim me Sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin dhe sekretarin për marrëdhënie me shtetet,  Pol Riçard Gallager.

Programin për nder të 24 majit – Ditën e iluministëve mbarësllav Kirlit dhe Metodit, sot delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta përmbyll me vendosjen e kurorës me lule në pllakën përkujtimore në gjuhën maqedonase në Bazilikën Papale e San Klementes dhe me një program të përshtatshëm kulturor e artistik në do të marrin pjesë edhe artistët tanë të shquar që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Më 24 maj pjesa zyrtare e programit fillon me homazhe para varrit të Shën Kirilit në Bazilikën e San Klementes, ku mitropolitët Pimen dhe Jozef do të kryejnë lutje për nder të Sh. Kirilit ku do të marrë pjesë i gjithë delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut me në krye Kryeministrin Kovaçevski.

Pjesa e punës gjatë vizitës në Itali më 24 maj përfshin edhe takimin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me kryetarin e Këshillit të ministrave të Italisë, Mario Dragi.

Në kuadër të vizitës së punës, më 23 maj Kryeministri Kovaçevski do të takohet edhe me Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov.