Takim Kovaçevski – Savada: Interesim nga Japonia për investime dhe mbështetje e fuqishme për eurointegrimet dhe Evropë të bashkuar

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Hironori Savada, ambasador i Japonisë në vend.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore mes dy vendeve dhe vendosmëria e të dyja palëve për zhvillimin e bashkëpunimit.

U theksua se vizita e fundit e planifikuar e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Japoni është konfirmim i bashkëpunimit të ngushtë dypalësh mes dy shteteve.

Bashkërisht u vlerësua se ka potenciale për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Në këtë drejtim u përcoll interes nga kompanitë japoneze për të investuar në vend.

U theksua mbështetja e fuqishme nga Japonia për përparimin e vendit tonë në integrimet evropiane, sepse, siç vlerësohet, me rëndësi për të gjithë, si për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Bashkimin Evropian dhe për botën, Evropa është e bashkuar,  me Ballkan Perëndimor të integruar në Union.

Gjithashtu, bashkërisht u theksua rëndësia e stabilitetit politik në vend, për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe social, në favor të qytetarëve.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për miqësinë e sinqertë me Japoninë dhe për mbështetjen e konsiderueshme që vendi merr nga Japonia, si një nga donatorët më të mëdhenj dypalësh.

Kryeministri Kovaçevski përshëndeti Iniciativën e Japonisë për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor nga viti 2018 dhe u ftoi kompanitë në Japoni që të vizitojnë vendin.

“Ekonomia është stabile dhe denari është stabil. Ne marrim vendime për të mirën e qytetarëve dhe nuk do të lejojmë asnjë presion joserioz për interesa politike të shkaktojë dëme. Për këtë qëllim, ne jemi duke zhvilluar bashkëpunimin rajonal përmes iniciativës Ballkani i Hapur. Lidhur me hapjen e negociatave, Republika e Maqedonisë së Veriut po bën atë që është e nevojshme, po punojmë shumë për përparimin e vendit dhe jemi të përkushtuar në parim për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha Kryeministri Kovaçevski.