Qeveria dhe “Four Paws International” do të bashkëpunojnë për përmirësimin e mbrojtjes së kafshëve të egra në vend

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Metodija Dimovski u takua me Iona Dangler, drejtoreshë e Departamentit të Kafshëve të Egra në “Four Paws International”, Barbara Van Xhin, drejtoreshë ndërkombëtare e Sektorit “Wild animals rescue & Advocasy“ në këtë organizatë dhe Tina Mickovska, zëvendësdrejtoreshë e Kopshtit Zoologjik në Shkup.

Në takim, të ftuarit shprehën interesim të madh për mënyrën e mbrojtjes së kafshëve të egra në Maqedoninë e Veriut dhe theksuan problemin e tregtisë ilegale me to, si dhe nevojën e krijimit të kornizës ligjore për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve të egra në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dimovski theksoi se legjislacioni i vendit tonë në pjesë të madhe është i harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe se vendi është nënshkrues i marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare që prekin këto tema. 

Dimovski shprehu besimin se Qeveria, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Kuvendi do të angazhohen intensivisht në përmirësimin e legjislacionit për mbrojtjen e kafshëve të egra.

Dimovski u shpreh i bindur se Qeveria, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Kuvendi do të angazhohen intensivisht në përmirësimin e legjislacionit për mbrojtjen e kafshëve të egra.

Në takim u vlerësua se së shpejti do të krijohet një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë, ministrive dikasteriale dhe “Four Paws International” dhe se do të punohet për përmirësimin e legjislacionit për mbrojtjen e kafshëve të egra dhe krijimin e qendrave të shpëtimit (rezervateve) për ariun e murrmë.