Kovaçevski: Me bojkotimin e Kuvendit po bojkotohen qytetarët dhe kompanitë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për TV Sitel tha se Kuvendi duhet të punojë dhe të gjithë deputetët të jenë në nivelin e detyrës.

“Tjetër gjë është të jepni zgjidhje tuajën dhe të propozoni një zgjidhje më të mirë dhe të diskutoni, por është tjetër gjë të bojkotosh dhe të bllokosh diçka për 20 muaj dhe të mos e vendosësh në rend dite. Është bojkot klasik i Kuvendit, pra i vendimeve të caktuara ligjore. Sidomos për ligjet kyçe sistematike kur organizohen seanca publike dhe në të cilat duhet të marrin pjesë deputetë nga të gjitha partitë politike, pasi janë të përfaqësuar në secilin komision, publiku ekspert i cili do të mund të kontribuojë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se ne kemi një sistem demokratik në vend i cili është ndërtuar me 45% harmonizim me legjislacionin e BE-së dhe se Maqedonia e Veriut në 5 vitet e fundit ka përparuar me hapa të mëdha drejt zhvillimit të demokracisë, zhvillimit të të drejtave të qytetarëve, zhvillimit të lirisë së mediave dhe në veçanti zhvillimi i transparencës dhe gjithëpërfshirjes në vendimmarrje.

“Deputetët e opozitës janë të lirë të diskutojnë dhe në bazë të atyre diskutimeve, nëse janë të qëndrueshme, normalisht duhet pranuar ajo që është thënë. Kuvendi duhet të jetë një vend që do të jetë shtëpia e demokracisë dhe jo një vend për bllokada, bojkot, siç ishte në të kaluarën, kur e njëjta opozitë që ishte në pushtet në atë kohë e përdorte për dhunë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se deputetët duhet të jenë në nivelin e detyrës së tyre, sepse deputetët janë të zgjedhur nga populli, ata përfaqësojnë qytetarët atje, nuk përfaqësojnë partitë politike.

“Ata janë të deleguar nga partitë politike, por duhet të punojnë në interes të qytetarëve, në të njëjtën mënyrë që Qeveria punon në interes të qytetarëve dhe sjell masat e përditshme dhe vendimet ligjore që synojnë përballimin e kësaj krize historikisht më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore me të cilën po përballet Evropa”, theksoi Kovaçevski.